Grabitet me armë një pikë këmbimi valutor në qendrën tregtare te ‘5 Maji’, autori merr një shumë parash dhe largohet

Data

Një grabitje me armë është regjistruar pak më parë në zonën e “5 Majit” në Tiranë, ku një pikë këmbimi valutor është grabitur nga një person i armatosur.

Sipas informacioneve paraprake, autori ka hyrë brenda pikës së këmbimit valutor dhe nën kërcënimin e armës ka marrë një shumë parash.

Pas grabitjes, ai është larguar me shpejtësi nga vendngjarja, ndërsa shuma e parave të marra ende nuk është bërë e ditur.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat kanë nisur hetimet dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related