Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka zhvilluar kontrolle në burgun e Durrësit për verifikimin e aparateve telefonike në qelitë e disa të paraburgosurve.
Sipas burimeve, kontrollet janë kryer edhe në ambientet ku ndodhen Ilir Beqaj, Erjon Veliaj dhe Aurel Zarka.
Mësohet se kërkesa e SPAK drejtuar policisë së burgjeve ka ardhur pas zhvillimeve të fundit në proceset gjyqësore, ku janë ngritur akuza lidhur me mënyrën e trajtimit të çështjeve.
Gjithashtu, është kërkuar edhe verifikimi i listës së personave që kanë zhvilluar takime me Veliajn gjatë qëndrimit në paraburgim.
Autoritetet nuk kanë dhënë detaje të mëtejshme, ndërsa kontrollet lidhen me masat për garantimin e sigurisë dhe respektimin e rregullave në institucionet e vuajtjes së dënimit.
