Nis seanca plenare, deputetët rikthehen pas ‘Javës së Gjelbër’

Data

Pas javës së fundit të shkurtit, e cilësuar si “Java e Gjelbër”, ligjvënësit janë rikthyer pasditen e sotme në sallën e Parlamentit, me rend dite “diskutime për çështje të evidentuara nga zgjedhësit”.

Seanca e sotme drejtohet nga zv/kryetarja e Kuvendit Klodiana Spahiu, ndërsa kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ndodhet në Kosovë në një vizitë zyrtare.

Kjo është gjithashtu seanca e parë plenare pas mbledhjes së Këshillit të Rregullores, Mandateve dhe Imunitetit, ku u shqyrtua kërkesa e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për arrestimin e deputetes Belinda Balluku.

Pritet që gjatë diskutimeve të sotme të adresohen problematika të ngritura nga qytetarët në zonat zgjedhore, ndërsa vëmendja politike mbetet e përqendruar te zhvillimet e fundit lidhur me çështjen e imunitetit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related