Zakonisht qeveritë identifikohen me kryeministrin, me kryetarin e saj. Suksesi apo edhe dështimi i një qeverie i hipotekohet emrit të kryeministrit i cili është përgjegjësi kryesor dhe është ai që duhet të mbajë përgjegjësinë dhe llogaridhënien kryesore para qeverisë, para Partisë dhe anëtarësisë së Parisë që e ka nominuar për kryeministër. Por përgjegjësinë dhe llogaridhënien kryesore kryeministri e ka para Kombit, elektoratit, ligjit dhe para demokracisë.
Kryeministri duhet të ketë kujdes në përzgjedhjen e njerëzve që u beson detyra të larta shtetërore, të ketë kujdes që të mos afrojë individë pa personalitet, të paaftë, servilë, trafikantë dhe të korruptuar, sepse Kryeministri nuk mund të justifikohet për dështimet dhe korrupsionin qeveritar sic po mundohet ta bëjë këtë gjë kryeministri i Shqipërisë, i cili kur shpërthejnë superskandalet e korrupsionit të ministrave të tij dhe të kryebashkiakëve e deputetëve të tij e justifikon sikur me demek ia kanë punuar pas krahëve.
Mirëpo edhe individët që janë patriotë , të moralshëm dhe të aftë nuk duhet që të rrinë indiferent, por ata duhet të angazhohen fort politikisht dhe të guxojnë për të vepruar dhe mos të presin që dikush të kujtohet se ku janë strukur ata dhe t’u japin gati poste e detyra shtetërore e publike, si dhe të mos bëhen si disa intelektualë të tjerë të cilët për një lëmoshë dhe interes të ulët bëhen servilë e sahanlëpirës të politikës.
KRYEMINISTRI ËSHTË I SUKSESHËM DHE I BESUESHËM NËSE AI FORMON NJË KABINET QEVERITAR TË AFTË DHE TË PËRGJEGJSHËM NË KRYERJEN E DETYRAVE SHTETËRORE. KRYEMINISTRI I MIRË A KA MUNDËSI QË MINISTRAT E ZGJEDHUR PREJ TIJ TË JENË EDHE MË TË AFTË SE AI NË FUSHAT RESPEKTIVE QEVERISËSE. NË KOSOVË ËSHTË NDRYSHE NGA SHQIPËRIA,SEPSE NË KOSOVË POLITIKA NUK MUND TA MASHTROJË E MANIPULOJË OPINIONIN PËRGJITHMONË. VOTUESI ATJE NUK E SHET VOTËN, DHE KOSOVA NUK I VOTON DËSHTAKËT. KUR KOHA NXERR NË DUKJE TRADHTARËT,MASHTRUESIT E KEQBËRËSIT PUBLIK VOTUESI KOSOVAR NUK I VOTON MË ATA E AS PARTITË E TYRE.NUK I VOTON MASHTRUESIT, TRAFIKANTËT, TË KORRUPTUARIT DHE HAJDUTËT. KURSE NË SHQIPËRI QARKULLON DHE CIKLOHET NË POLITIKË E PUSHTET PO AJO POLITIKA E VJETËR DËSHTAKE DHE E KORRUPTUAR QË PREJ 34 VITEVE.
POLITIKËN NË SHQIPËRI E DOMINOJNË PO ATA DEPUTETË DHE PO ATA KRYETAR TË PËRJETSHËM TË PARTIVE POLITIKE, POR MJERISHT EDHE SHOQËRINË CIVILE, EDHE MEDIAT I DOMINOJNË PO ATA KRYETAR SHOQATASH DHE PO ATA GAZETARË E ANALISTË QË SHUMICA E TYRE JANË POLITIK DHE TË KORRUPTUAR. Sot në Kosovë kryeministër është Albin KURTI, dhe është mëse normale që për qeverisjen e tij , është normale që ka kritika për të, sepse në demokraci ka liri, ka media dhe ka opozitë politike të cilat e vëzhgojnë, kritikojnë dhe akumulojnë dobesitë, dështimet dhe pakënaqësitë publike dhe i përdorin ato si argumente për të fituar zgjedhjet. PRA QEVERIA GJITHMONË PËRBALLET ME REALITETIN KRITIK.
Kosova sot ka dhe po përballet me problematika të shumta,ku më kryesoret dhe më të ndjeshmet janë forcimi dhe konsolidimi e sovranitetit dhe legjitimitetit shtetëror si dhe sundimi i ligjit, ndërtimi i shtetit ligjor dhe lufta kundër korrupsionit. Opinioni në Kosovë është shumë i ndjeshëm karshi këtyre dy problematikave me të cilat po përballet sot Kosova, dhe kjo është edhe arsyeja se përse para 4 vitesh votuesi Kosovar ndëshkoi ashpër me votë dhe e kaloi në opozitë politikën e vjetër LDK, PDK, AAK, NISMA. Qeveria KURTI trashëgoi nga paraardhësit e tij një gjendje kritike për shtetin pasi korrupsioni, hajnija dhe papërgjegjshmëria politike e ish-pushtetit kishin instaluar dhe kishin kapur shtetin.
