“Do ishte zgjidhje e një padrejtësie”, Braçe apel qeverisë: Të përfshihen në kompensim pensionistët e lënë jashtë

Data

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, i është drejtuar Ministrisë së Ekonomisë me një kërkesë për të gjetur një zgjidhje për pensionistët që nuk kanë përfituar nga skema e kompensimit të të ardhurave.

Nga foltorja e Kuvendit, Braçe theksoi se përfshirja e kësaj kategorie në skemën e kompensimit do të ishte një akt drejtësie për ata që kanë mbetur jashtë mbështetjes financiare.

“Do doja t’i kërkoja ministrisë që të gjejë një zgjidhje për pensionistët që nuk kanë përfituar nga skema e kompensimit. Do ishte shumë mirë nëse do të ndodhte”, u shpreh deputeti socialist gjatë fjalës së tij në seancën plenare.

Braçe nuk dha detaje të mëtejshme mbi numrin e pensionistëve të prekur apo kriteret që i kanë lënë jashtë skemës, por apeloi që të rishikohen mekanizmat ekzistues në mënyrë që asnjë pensionist të mos mbetet pa mbështetje në kushtet e rritjes së kostos së jetesës.

Deklarata e tij vjen në një moment kur çështjet sociale dhe mbështetja për shtresat më në nevojë janë në fokus të diskutimeve parlamentare, ndërsa pensionistët mbeten një nga kategoritë më të ndjeshme përballë inflacionit dhe rritjes së çmimeve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related