Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protesta e 28-të vijon me pjesëmarrje nga diaspora

Data

Ka nisur marshimi i protestuesve drejt godinës së Kryeministrisë, në kuadër të protestës së 28-të radhazi kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Tubimi, i cilësuar nga organizatorët si një protestë mbarëkombëtare, ka mbledhur qytetarë nga zona të ndryshme të vendit, si edhe shqiptarë të ardhur nga diaspora.

Sipas organizatorëve, në protestën e kësaj të shtune është e pranishme edhe eurodeputetja italiane Ilaria Salis, ndërsa në terren ndodhen gjithashtu përfaqësues të mediave ndërkombëtare që po ndjekin zhvillimet.

Ashtu si në protestat e mëparshme, tubimi nisi me fjalime nga podiumi në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa më pas protestuesit u nisën në marshim përgjatë rrugëve të kryeqytetit drejt godinës së Kryeministrisë, duke përsëritur kërkesat e tyre politike dhe institucionale.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related