Protesta e 28-të kombëtare kundër qeverisë është shoqëruar me pankarta dhe mesazhe të shumta të mbajtura nga qytetarët, të cilat kanë shprehur kritika dhe ironi ndaj kryeministrit Edi Rama.
Një nga pankartat që tërhoqi vëmendjen ironizonte figurën e kryeministrit me mbishkrimin: “Çfarë profesioni ke? Profesioni im mashtrus”, e shoqëruar me shënimin: “Njeri ma të ndershëm nuk ke.”
Një tjetër pankartë, e shkruar në gjuhën angleze, mbante mesazhin: “Hey Rama, Nobody paid us to be here! We all hate you for free!” (“Hej Rama, askush nuk na pagoi për të qenë këtu! Të gjithë të urrejmë falas!”), duke kundërshtuar pretendimet se protestuesit janë paguar për pjesëmarrjen e tyre.
Mes pankartave u shfaqën edhe mesazhe që kritikonin prioritetet e qeverisë. Njëra prej tyre paraqiste fotografinë e kryeministrit me mbishkrimin: “Flet për rindërtimin e Ukrainës. Po nuk dëgjon shqiptarët në rrugë.”
Protesta vijoi me marshimin drejt godinës së Kryeministrisë, ndërsa pjesëmarrësit mbajtën pankarta dhe slogane që pasqyronin qëndrimet dhe kërkesat e tyre gjatë tubimit.
