Ngrin lumi Vistula / Vala e të ftohtit arktik “mbërthen” Poloninë

Data

Polonia është përfshirë nga një valë e fortë të ftohti arktik, e cila ka sjellë rënie të ndjeshme të temperaturave në të gjithë vendin. Në shumë zona, termometri ka zbritur nën zero gradë, duke krijuar kushte të vështira dimërore.

Lumi Vistula ka nisur të ngrijë pjesërisht, ndërsa në qytetin e Krakovit anijet e argëtimit janë rrethuar nga masa akulli dhe zonat përreth janë mbuluar nga bora. Pamjet tregojnë një peizazh tipik arktik, me temperatura ekstreme dhe sipërfaqe të ngrira.

Sipas parashikimeve meteorologjike, anomalitë e temperaturës në Evropën Qendrore variojnë nga minus 10 deri në minus 15 gradë Celsius. Masat ajrore të ftohta pritet të vazhdojnë të ndikojnë rajonin edhe në ditët në vijim.

Reshjet e dendura të borës, që kanë nisur që në fillim të janarit, kanë mbuluar disa rajone të vendit, ndërsa autoritetet paralajmërojnë për rrezik nga ngricat dhe kushtet e vështira të qarkullimit. Banorët këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar dhe të ndjekin njoftimet zyrtare për motin ekstrem.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related