Ministrja Koçiu: Bashkëpunim me Bankën Botërore për investime në disa spitale

Data

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu është takuar dje me menaxheren e Sektorit të Shëndetësisë për Evropën dhe Azinë Qendrore në Bankën Botërore, Rekha Menon, me të cilën u diskutua progresi për projektin “Përmirësim i Sistemit të Shëndetësisë”. Koçiu dhe Menon u përqendruan në diskutimet për realizimin e investimeve në përmirësimin e infrastrukturës dhe pajisjeve të teknologjisë së lartë në dy spitale rajonale dhe dy në Tiranë. Sipas ministres së MSHMS, këto investime do të prekin Spitalin Rajonal të Lezhës; Spitalin Bashkiak të Krujës; Spitalin e Kardiokirurgjisë dhe Spitalin e Psikiatrisë në QSUT.

“Bashkëpunimi ynë me Bankën Botërore mbështet punën tonë drejt realizimit të objektivave të Mbulimit Universal Shëndetësor, duke kontribuar në krijimin e një sistemi gjithëpërfshirës dhe të fokusuar tek nevojat e pacientëve”, tha Koçiu në një postim në “Facebook”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related