Ngjela: Berisha është në mbrojtje – pyetjet sekrete të SPAK tregojnë zhvillime të rënda për 21 Janarin

Data

Avokati i njohur, Spartak Ngjela ka reaguar lidhur me paraqitjen e ish-kryeministrit Sali Berisha disa ditë më parë në Prokurorinë e Posaçme, ku u pyet për rreth dy orë në kuadër të hetimeve për masakrën e “21 Janarit”. Ngjela u shpreh se thirrja e Berishës në SPAK është pjesë e një procedure penale që po ecën drejt fazave të rëndësishme. Ai theksoi se ish-kryeministri ndodhet në pozicion mbrojtës dhe jo në një rol pranues. Ai vuri në dukje se fakti që pyetjet e SPAK ndaj Berishës janë sekret, tregon se në dosje ka zhvillime që nuk mund të bëhen publike. Ngjela ngriti pikëpyetjen nëse Berisha është marrë edhe në cilësinë e të pandehurit, duke thënë se kjo mbetet për t’u parë kur SPAK të dalë me një vendim apo me një akuzë të mundshme për 21 Janarin. Ai tha se sipas të dhënave të tij, autoritetet amerikane disponojnë materiale të rëndësishme për këtë çështje. Sipas tij, prania e ekspertëve ndërkombëtarë në SPAK është një tregues se edhe dosja e 21 Janarit mund të jetë duke u trajtuar në nivele të avancuara.

Detajet e forta nga Ngjela:

“Po ajo është çështje penale. Do shikojmë se çfarë thotë gjykata kur të dali vendimi i gjykatës. Kjo është mbrojtja. Saliu është në mbrojtje. Nuk është në pohim  që pranon krimin. Jo, është në mbrojtje. Po ne themi se ç’duan ata që e thërresin atë, s’e dimë. Ju e patë që pyetjet e Saliut ishin sekret. Morët vesh gjë pse e pyetën? Atëherë çfarë luan në këtë mes? Pse është sekret? Sepse ka ngjarje të rëndësishme, nuk diskutohet, që nuk duhet t’i japin publikut në lidhje me Saliun. Kjo është çfarë ka ndodhur? Unë po të flas profesionalisht. E kanë marrë në pyetje. Po nuk e di, e kanë marrë të pandehur edhe për një vepër tjetër. Domethënë e kanë marrë të pandehur për 21 janarin? Nuk e dimë. Të shohim nëse do t’i ngrënë akuzë për 21 janarin.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related