Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme në fshatin Vashtëmi, në bashkinë e Maliqit, ku një shtetas 61-vjeçar ka humbur jetën.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shtetasi i ka dhënë fund jetës, ndërsa rrethanat dhe motivet e ngjarjes mbeten ende të paqarta.
Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rastit. Trupi i pajetë është dërguar për ekzaminime të mëtejshme, ndërsa autoritetet po punojnë për të zbardhur shkaqet që çuan në këtë ngjarje.
Policia pritet të japë informacion shtesë pas përfundimit të hetimeve paraprake.
