Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, i është përgjigjur në mënyrë ironike Edi Ramës, pas një replike të këtij të fundit, nga njësia 8-të në kryeqytet, ku Rama pyeti ndër të tjera për kandidatin e Koalicionit Euroatlantik.
Në një mesazh nga banesa e tij, Basha solli në vëmendje kandidatin e Koalicionit Euroatlantik për zonën, Pëllumb Seferin, duke i kujtuar Ramës rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2021.
“O Rame! Na nxorre gjumin. Tek lagjja ime e vjetër. Kush është kandidati? Pëllumb Seferi, o Rame. E njeh mirë ti! Ta hoqi skalpin në 2021!” – tha Basha.
