Evi Kokalari nxjerr prapaskenat e forta: Ja ngjashmëria e Grenell me McGonigal, si aleati i Vuçiç po takon në Tiranë…

Data

Aktivistja e njohur shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari ka komentuar aktualitetin në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit, ndërsa ka hedhur akuza të forta në adresë të një këngëtareje shqiptare si dhe ndaj ish-ambasadorit amerikan në Gjermani, njëherësh i dërguari special për bisedimet Serbi-Kosovë dhe këshilltari i sigurisë së ish-presidentit të SHBA, Donald Trump, zotit Richard Grenell, i cili kohët e fundit është parë shpesh të vizitojë vendin tonë. Përmes një shënimi të gjatë të publikuar në llogarinë e saj në rrjetin social “Facebook”, zonja Kokalari nxjerr prapaskenat e forta, teksa zbulon se kush është ngjashmëria e Richard Grenell me ish-agjentin e FBI, Charles McGonigal. Sipas saj, Grenell si aleati i presidentit serb, Aleksandër Vuçiç po takon në Tiranë biznesmenë e oligarkë të korruptuar. Ndërkohë aktivistja Kokalari zbulon se ura lidhëse mes çiftit Grenell-Vuçiç është “Madona shqiptare”, referuar këngëtares me emrin Belona. Më poshtë po pasqyrojmë reagimin e plotë të zonjës Kokalari.

Ja statusi i plotë i Evi Kokalarit në “Facebook”

Dy fjalë për këngëtaren Bleona

Po te futesh ne internet fjalët ‘Bleona nude pics’ skandalizohesh përtej çdo norme. Deri përpara disa vitesh, punonte si kengetare/kercimtare ne KABAREN e hotelit Faena ne Miami. Dhe serish, personalisht nuk e kam degjuar kurre te kendoje ‘live’ dhe me sa kam kuptuar nuk këndon dot sepse stonon fatalisht. Vet-prezantohet si ‘diva’ dhe Madonna shqiptare, por e tille nuk konkludon. Nderkohe qe hap thashetheme te turpshme per te tjere, si psh qe Alketa Vejsiu dhe Edi Rama kane kohe qe jane bashke dhe se Edi Rama desh la gruan te martohej me te, apo se Xhensila (nje kengetare) paska qene e dashura e nje ish-Presidenti shqiptar, gjithashtu pranon qe ka fjetur vet me ish presidenta dhe ish ministra te Shqiperise dhe te Kosoves. Here-here, ka marre pjese si kengetare e rendomte ne festimet e ditelindjeve te disa sheikeve ne Lindjen e Mesme, por dhe oligarke super te korruptuar si dhendri i ish presidentit te Kazakhstanit me te cilin ka pasur dhe nje lidhje kur ky ishte i martuar me vajzen e Nazarbayev, e me vone i la peshqesh te vellain t’ja mbante me pune. Nje here, mbasi me kerkoi te shkoja tek nje program qe bente tek Klani, me terhoqi zvarre qe ti hynte ne studio Fejvziut gjysem lakuriq. Imagjinoni te flirtosh me Blendi Fejvziun!!! Ajo ishte hera e fundit qe e lash veten te ekspozohesha me te ne publik. Çdo rol si figurante neper filma e prezanton si arritje te sukseshme kinematografike. Nderkohe nuk kupton qe dhe dhjete minuta rol te kesh, nuk te ben as artiste, as te famshme, per me teper kur behet fjale per filma te dores se trete. Nderkaq, ka mbi dhjete vjet qe j’u thote te gjitheve se po ben album…por album s’ka. Kjo e fundit normalisht duhet te ishte karriera e saj si kengetare, por kengetare nuk eshte. Si perfundim, nga do qe ta shohesh, te konkludon si nje figure aspak e paster, me te ardhura te dyshimta, me njohje qe ngrejne shume pikepyetje.

Lidhjet e Richard Grenell

I kam shkruar keto me lart se nje pyetje kam qe si gjej dot akoma përgjigje: Çfarë e lidh Richard Grenell me nje figure kaq te dyshimte dhe ordinere, dhe pse eshte Grenell ne Tirane duke takuar bisnesmen te korruptuar nëpërmjet kësaj? Si mund te shkosh nga nje personazh i nje fushate presidenciale dhe kandidat potencial per Sekretar Shteti, ne nje rutinë ku prezantohesh me bisnesmen e oligarke te korruptuar nepermjet nje individi qe fare mire mund te ishte nje ‘Call Girl’? Do ja kisha bere pyetjen vet Grenellit, por e di qe s’do ti marre seriozisht keto qe po them me lart, sepse ne radhë te pare, nuk do t’i besonte si te verteta – por publiku shqiptar e njeh mire kete personazh dhe e di kredibilitetin tim. Fakti eshte qe keto qe shkruaj jane te bazuar ne cdo gje qe ajo me ka thene vet. Personalisht kam pasur shume dyshime per te, por dhe nje terheqje qe ne fillim, sepse agresiviteti i saj per te rregulluar reputacionin dhe pozicionin e saj social duke shfrytezuar individ si une dhe njohjet e mia, e kthenin ne nje monster te cuditshme dhe te frikshme. Kete eksperience e kane patur dhe shqiptare te tjere te diaspores, madje, nje mik i vjeter me kishte thene t’i rrija larg. Fakti mbetet qe kjo bashke me nje Eduart Dedaj, i dhane nje dekorate Grenellit, ne emer te….vetes se tyre!! Nderkohe qe dekorata nuk kishte asnje kuptim apo vlere, Grenelli po e keqkutonte sikur ishte diaspora shqiptare qe po ja jepte, dhe u mundova t’ja shpjegoja qe keta s’jane diaspore, por nje organizate qe po mundohet te bej para duke sjellur disa kengetare nga Tirana. Gjithsesi, Andi Bushati ka qene i vetmi qe ka komentuar kete dekorate dhe i ka rene kokes. Ajo qe duhet ta kisha thene ne ate kohe, ishte se jam munduar ta evitoj kete dekorate, pikerisht per arsyet qe Andi Bushati shpjegoj ne videon e tij. Madje, me shume delikatese i kam thene Eduart Dedajt (qe nuk e njihja hic por mendoja sidomos si i veriut do e kuptoj çfarë i them per Kosovën), qe Grenell ndihmon shume Serbet dhe ka sulmuar pa fund shqiptaret e Kosoves, dhe nuk mund ti japim asnje dekorate ne si Shqiptare. Eduart ‘patrioti’ nëpërmjet kabaretistes, te ciles i duhej Grenell ne krahe per ti ngritur reputacionin, shkuan dhe i thane Grenellit qe “Evi thotë t’i punon per Serbët”. Jo se nuk ja kam thënë troç shume here, por kur te vjen nga dikush qe pretendon se flet ne emër te diasporës, te duken gjerat ndryshe.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related