Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama në lidhje me Engjëll Agaçin, për të cilin Rama thotë se është në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Por ndryshe pretendon Sali Berisha, i cili shprehet se e kanë fotografuar nëpër kafene në Romë.
Berisha deklaron i bindur se sekretarit të përgjithshëm të kryeministrit i kanë konfiskuar laptopin, ndërsa thotë se nëse ai është i sëmurë “Rama le të publikojë spitalin ku ai po kurohet”.
“Ai ka një muaj që është zhdukur. Nuk tregojnë as spital, as klinike, përkundrazi nga Roma vijnë foto nëpër kafene. Por po të ishte e vërtetë, ai tregon spitalin, kliniken
