“Turp i madh që Muzeu Arkeologjik parashikohet parkim”/ Ina Zhupa kritikon projektin në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë

Data

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar ashpër ndaj projektit për ndërtimin e një muzeu arkeologjik nëntokësor në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë.

Projekti i miratuar nga qeveria parashikon ndërtimin e një muzeu arkeologjik nëntokësor, së bashku me një parkim nëntokësor dhe rehabilitimin e sheshit, si pjesë e një transformimi të ri urban.

Zhupa ka shprehur shqetësimin se ky projekt nuk i përgjigjet dinjitetit që duhet të ketë një muze kombëtar arkeologjik, duke kritikuar faktin që ai parashikohet të jetë pjesërisht i integruar me një strukturë parkimi.

“Turp i madh që Muzeu Arkeologjik parashikohet të jetë një kat parkimi! Shqipëria duhet të ketë një muze dinjitoz, me një godinë të denjë, ku historia dhe identiteti i shqiptarëve të lartësohen”, u shpreh ajo.

Sipas projektit, muzeu do të shërbejë për ekspozimin e artefakteve arkeologjike dhe materialeve të Institutit të Arkeologjisë, si dhe fondeve të tjera historike.

Vendimi për realizimin e këtij projekti është marrë nga Këshilli i Ministrave në shkurt 2026, ndërsa zbatimi i tij i është besuar Fondit Shqiptar të Zhvillimit, i cili do të ndjekë procedurat e prokurimit publik.

Debati mbi këtë projekt pritet të vijojë, mes shqetësimeve për ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe planeve për zhvillimin urban të kryeqytetit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related