Fyerjet e Veliajt ndaj avokates Kalaja, Rrjeti i Fuqizimit të Grave ngre shqetësimin: S’janë retorikë, nxisin urrjetje

Data

Rrjeti i Fuqizimit të Grave ka reaguar publikisht pas deklaratave të kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj nga qelia ndaj Kryetares së Gjykatës së Apelimit në PD, Adriana Kalaja. Përmes një reagimi në faqen zyrtare në Facebook, Rrjeti i Fuqizimit të Grave ka dënuar ashpër gjuhën denigruese dhe seksiste në diskursin politik dhe mediatik të përdorur nga Veliaj. Sipas këtij rrjeti, përshkrimet dhe etiketimet fyese nuk janë thjesht retorikë, por nxisin diskriminim, më shumë gjuhë urrjetjeje, si dhe dëmtojnë përpjekjet për një shoqëri të barabartë.

Postimi i Plotë:

Marrë shkas nga deklaratat e fundit publike ndaj një gruaje, vërejmë sërish përdorim të gjuhës denigruese dhe seksiste në diskursin politik dhe mediatik! Përshkrimet dhe etiketimet fyese nuk janë thjesht retorikë, por nxisin diskriminim, më shumë gjuhë urrjetjeje (e cila duket se kohëve të fundit nuk po ndalet të gjithë kundër të gjithëve) si dhe dëmtojnë përpjekjet për një shoqëri të barabartë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related