“Ne jemi shënjestra e radhës”: Shefi i NATO-s paralajmëron aleatët dhe kërkon urgjentisht forcim të mbrojtjes ndaj kërcënimit rus

Data

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka lëshuar një paralajmërim të fortë për vendet aleate, duke u kërkuar atyre të rrisin menjëherë kapacitetet mbrojtëse për të parandaluar rrezikun e një konflikti të mundshëm me Rusinë. Duke folur gjatë një fjalimi në Berlin, Rutte theksoi se kërcënimi është real dhe se shumë shtete të NATO-s ende nuk e kuptojnë urgjencën e situatës.

“Ne jemi objektivi i radhës i Rusisë. Shumë nuk e ndjejnë urgjencën. Dhe shumë besojnë se koha është në favorin tonë. Nuk është. Koha për veprim është tani,” deklaroi ai.

Rutte paralajmëroi se Evropa mund të përballet me një luftë të ngjashme me ato që kanë përjetuar brezat e kaluar, nëse aleatët nuk investojnë menjëherë në rritjen e shpenzimeve dhe prodhimit ushtarak. Ai theksoi se konflikti i nisur nga Rusia “është tashmë te dera jonë”, duke mos lënë vend për neglizhencë.

“Rusia e ka rikthyer luftën në Evropë. Duhet të jemi të përgatitur,” shtoi kreu i NATO-s, duke theksuar se Moska mund të jetë gati të përdorë forcë kundër vendeve të aleancës brenda pesë vjetëve të ardhshëm.

Për gati katër vjet, Rusia ka vazhduar agresionin e saj në Ukrainë, një konflikt që është cilësuar si më i madhi në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Në këtë kontekst, thirrja e Rutte-s vjen si alarm i qartë për aleatët që ende ngurrojnë të përshpejtojnë ritmin e përgatitjeve ushtarake.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related