Nga arrestimi te trajtimi në burg, Ilir Meta kallëzon Drejtorin e Burgjeve

Data

Ish-presidenti Ilir Meta ka depozituar një kallëzim penal ndaj Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Klevis Qose, duke e akuzuar për shpërdorim detyre dhe shkelje të rënda ligjore gjatë trajtimit të tij në paraburgim.

Kallëzimi është dorëzuar në Prokurorinë e Posaçme dhe lidhet me mënyrën e ekzekutimit të masës së sigurisë, kushtet e trajtimit dhe veprimet apo mosveprimet e drejtuesve të sistemit penitenciar.

Meta kërkon:

  • regjistrimin e procedimit penal;
  • hetim të plotë të veprimeve dhe mosveprimeve të Drejtorit të Burgjeve;
  • verifikimin e përgjegjësisë penale për disa vepra të rënda, përfshirë shpërdorimin e detyrës, veprime arbitrare, mosmarrjen e masave për të ndaluar gjendje të paligjshme dhe shkeljen e barazisë së shtetasve.

Sipas kallëzimit, nga sjellja e drejtuesit të burgjeve është cenuar trajtimi i ligjshëm dhe i barabartë, duke krijuar një situatë që kërkon ndërhyrje të menjëhershme të organit të akuzës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related