Paketa gjithëpërfshirëse e shkurtimeve të taksave dhe shpenzimeve nga republikanët do të rrisë deficitin buxhetor me 2.4 trilionë dollarë gjatë dekadës së ardhshme.
Vlerësimet janë bërë nga Zyra e Buxhetit të Kongresit një agjenci jo partiake, e cila thotë po ashtu se rreth 10.9 milionë individë do të mbeten pa sigurime shëndetësore deri në vitin 2034 si rezultat i këtij projektligji të miratuar nga Dhoma e përfaqësuesve. Ky do të ishte edhe reduktimi më i madh në Amerikë i mbështetjes federale për kujdesin shëndetësor.
Paketa e Dhomës së Përfaqësuesve do të shkurtonte shpenzimet me 1.3 trilionë dollarë në 10 vite sipas raportit, ndërsa të ardhurat do të uleshin me gati 3.7 trilion dollarë. lehtësimet tatimore do tu sillnin dobi në mënyrë të pabarabartë vetëm familjeve me të ardhura të larta.
