Tragjedi në autostradën Beograd–Nish: Çifti shqiptar humb jetën në aksident fatal, një person tjetër në gjendje të rëndë

Data

Një ngjarje e rëndë ka tronditur pasditen e sotme në Serbi, ku një aksident i rëndë rrugor i ka marrë jetën dy shtetasve shqiptarë, ndërsa një person i tretë ka mbetur i plagosur rëndë.

Aksidenti ka ndodhur në autostradën Beograd–Nish, pranë daljes së Umçarit. Sipas informacioneve paraprake nga mediat serbe, një automjet tip “Seat”, me targa gjermane, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke u përplasur me forcë fatale.

Viktimat janë një burrë dhe një grua, shtetas shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, të cilët ndodheshin në mjet së bashku me një person tjetër. Ky i fundit ka mbijetuar, por është plagosur rëndë dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Nga të dhënat e para, mësohet se të tre po udhëtonin tranzit nëpër Serbi, në kthim drejt Maqedonisë së Veriut. Deri në këto momente, identiteti i viktimave nuk është bërë ende publik.

Autoritetet serbe kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit, ndërsa ngjarja ka sjellë dhimbje dhe tronditje në komunitetin shqiptar.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related