Qeveria miraton projektin për sheshin “Nënë Tereza”, Muze Arkeologjik dhe parkim nëntokësor

Data

Këshilli i Ministrave ka miratuar projektin për rehabilitimin e sheshit “Nënë Tereza”, i cili parashikon ndërtimin e një Muzeu Arkeologjik nëntokësor dhe një parkimi nëntokësor.

Sipas vendimit, Fondi Shqiptar i Zhvillimit do të jetë autoriteti kontraktor dhe njësia zbatuese për realizimin e projektit. Ky institucion do të kryejë të gjitha procedurat e prokurimit publik, do të lidhë kontratat për projektimin, zbatimin dhe mbikëqyrjen e punimeve, si dhe do të ndjekë realizimin e tyre.

Gjithashtu, Fondi Shqiptar i Zhvillimit do të paraqesë kërkesat për lejet e zhvillimit dhe ndërtimit pranë autoriteteve kompetente, duke ndjekur procedurat sipas legjislacionit në fuqi.

Efektet financiare të projektit do të përballohen nga buxheti i miratuar për Fondin Shqiptar të Zhvillimit, ndërsa në zbatim do të përfshihen edhe Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit dhe Bashkia Tiranë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related