“Nëse Berisha drejton PD-në në 2029 do dalë edhe më keq”, gazetari: Ai është mbret në opozitë

Data

Gazetari Denis Minga ka komentuar situatën politike në vend, duke u shprehur kritik ndaj rolit të Sali Berishës në krye të Partisë Demokratike dhe ndikimit që kjo ka në balancën politike të Shqipërisë.

I ftuar në një emision televiziv, Minga tha se sistemi politik në Shqipëri funksionon realisht si bipartiak dhe se dobësimi i Partisë Demokratike i shërben drejtpërdrejt forcimit të pushtetit të mazhorancës. Sipas tij, Partia Socialiste nuk humbet terren elektoral, ndërsa PD vijon të bjerë në rezultate.

“Ne jetojmë në një sistem bipartiak. Të tjerat janë garnitura ose të PS-së, ose të PD-së. Me këtë PD rritet arroganca e PS-së. PS nuk bie nga 48 përqind, ndërsa PD vetëm zbret”, u shpreh Minga.

Ai theksoi se edhe pas skandaleve të shumta të qeverisë, Partia Demokratike nuk ka arritur të rrisë mbështetjen elektorale, duke humbur vota dhe duke mos përfaqësuar realisht një alternativë qeverisëse.

Sipas tij, Berisha mbetet i kufizuar në të njëjtin elektorat dhe nuk arrin të zgjerojë bazën e mbështetjes. “Ai është mbret në opozitë. Në këtë mënyrë bëhet partneri kryesor i qeverisë, sepse bie balanca politike e vendit”, tha gazetari.

Në përfundim, Minga u shpreh se nëse Berisha do të vijojë të drejtojë Partinë Demokratike edhe në zgjedhjet e vitit 2029, rezultati do të jetë edhe më i keq, duke forcuar më tej pushtetin e mazhorancës dhe duke dëmtuar interesin publik dhe demokracinë në vend.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related