“Rama ushtar i Sorosit”, Kulla: Shqipëria po boshatiset, shqiptarët po largohen masivisht

Data

Publicisti Ndriçim Kulla ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama, duke e akuzuar për zbatimin e politikave që, sipas tij, po çojnë në shpopullimin e vendit dhe dobësimin e demokracisë.

Gjatë një emisioni televiziv, ku prezantoi librin e tij “Virusi woke”, Kulla e përshkroi “woke-izmin” si një projekt politik që synon dobësimin juridik dhe institucional të shteteve. Sipas tij, Shqipëria është kthyer në një eksperiment unik negativ, ku drejtësia po përdoret si mjet politik.

Ai deklaroi se opozita është goditur përmes burgosjeve dhe deformimit të pluralizmit, ndërsa drejtësia, sipas Kullës, po shërben si “maskë” për interesa politike.

Kulla ngriti kritika të forta edhe ndaj ndikimit të filantropit George Soros, duke e quajtur kryeministrin Edi Rama “kukull” dhe “ushtar” të tij. Sipas publicistit, ajo që po ndodh në Shqipëri nuk do të pranohej në asnjë vend europian demokratik.

Ai theksoi se vendi po përjeton një shpopullim të përshpejtuar, me mijëra shqiptarë që largohen çdo vit, ndërsa shtypi, sipas tij, nuk është më i lirë dhe nuk ushtron rolin e kontrollit ndaj pushtetit.

“Po na ikin shqiptarët, vendi po boshatiset, ndërsa korrupsioni është bërë sistem”, u shpreh Kulla, duke shtuar se politikat e qeverisë kanë pasur ndikim negativ edhe në Kosovë.

Në përfundim, ai paralajmëroi se ky model qeverisjeje përbën një rrezik serioz për demokracinë, lirinë dhe të ardhmen e shoqërisë shqiptare.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related