“Ministria fsheh rastin”/ Denoncimi: Mandarinat nga Shqipëria janë me pesticide të rrezikshme

Data

Eksperti i bujqësisë Ervin Resuli ka denoncuar skandalin se disa ngarkesa me mandarina nga Shqipëria, janë kapur nga vendet e BE me përmbatje pesticidesh të rrezikshme.

Sipas tij, sistemi europian i sigurisë ushqimore RASFF ka raportuar tre raste të ndotjes me mbetje të pesticideve Chlorpyrifos dhe Phosmet në ngarkesa mandarinash me origjinë nga Shqipëria.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Resuli ka listuar disa raste flagrante të kapura gjatë muajit të fundit duke akuzuar ministrinë e Bujqësisë se po i fsheh ato.

“Kjo është një çështje e shëndetit publik dhe nuk mund të neglizhohet. Ministria e Bujqësisë duhet të mbajë përgjegjësi për këtë skandal dhe të garantojë sigurinë e produkteve që tregtohen brenda dhe jashtë Shqipërisë“, shkruan Resuli.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related