Negociatat me BE në pikëpyetje, raporti IBAR për Shqipërinë ende pa miratim në Këshillin e Bashkimit Europian

Data

Procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian po përballet me një moment të rëndësishëm, pasi Raporti i Vlerësimit të Përkohshëm të Standardeve (IBAR) ende nuk është miratuar nga Këshilli i Bashkimit Europian.

Ky raport vlerëson nëse një vend kandidat ka përmbushur kriteret kryesore që lidhen me shtetin e së drejtës, veçanërisht në kapitujt 23 dhe 24 të negociatave, të cilët lidhen me drejtësinë, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe me të drejtat themelore.

Sipas procedurës së zgjerimit të Bashkimit Europian, miratimi i IBAR është një hap i domosdoshëm për të avancuar më tej në procesin e negociatave dhe për të mundësuar mbylljen e kapitujve të negociimit.

Raporti është diskutuar në mbledhjet e Grupit të Punës për Zgjerimin dhe vendet negociuese me BE (COELA) më 6 dhe 13 mars, ku ambasadorët e vendeve anëtare kanë shqyrtuar dokumentin përpara se të arrihet një vendim përfundimtar.

Megjithatë, sipas burimeve diplomatike, disa vende anëtare kanë kërkuar më shumë kohë për vlerësimin e raportit, duke bërë që vendimi për miratimin e tij të shtyhet për mbledhjet e ardhshme.

Miratimi i IBAR konsiderohet një hap kyç në procesin e integrimit, pasi një vlerësim pozitiv do t’i hapte rrugë përshpejtimit të negociatave dhe progresit në kapitujt e anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related