Bardhi i përgjigjet Ballës për seancën e së martës: Është thirrur në kundërshtim me rregulloren, PS është kthyer në strehë të të korruptuarve

Data

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, reagoi ndaj deklaratave të homologut socialist Taulant Balla lidhur me seancën plenare të së martës në Kuvend.

Në një deklaratë publike, Bardhi e cilësoi si të pavërtetë pretendimin e Ballës se në seancë do të miratohet një rezolutë për Iranin, duke theksuar se në rendin e ditës të njoftuar nga Kryetari i Kuvendit nuk është përfshirë asnjë rezolutë.

Sipas tij, në njoftimin zyrtar janë përfshirë vetëm miratimi i procesverbaleve dhe njoftime, ndërsa theksoi se rendi i ditës duhet të bëhet publik të paktën dy ditë përpara zhvillimit të seancës.

Bardhi shtoi se sipas kalendarit të punimeve të Kuvendit, seanca e radhës ishte planifikuar të zhvillohej më 19 mars, ndërsa ndryshimi i datës për mbajtjen e saj më 17 mars, sipas tij, është bërë në mënyrë të njëanshme dhe në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit.

Në reagimin e tij, ai akuzoi gjithashtu shumicën parlamentare duke deklaruar se, sipas tij, grupi parlamentar i Partisë Socialiste është kthyer në një strehë për persona të përfshirë në korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related