Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka mirëpritur marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian për zbatimin e Ligjit për të Huajt.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, diplomati britanik theksoi se marrëveshja respekton kornizën ligjore të Kosovës dhe njëkohësisht ofron zgjidhje praktike për komunitetet që jetojnë në vend.
Sipas tij, marrëveshja synon të garantojë që qytetarët të mund të jetojnë, punojnë dhe studiojnë ligjërisht në Kosovë pa ndërprerje të shërbimeve.
Hargreaves përshëndeti gjithashtu angazhimin e kryeministrit Albin Kurti për zbatimin e ligjit dhe për hapat e ardhshëm që prekin komunitetin kosovar-serb, duke theksuar rëndësinë e koordinimit të ngushtë me Bashkimin Evropian dhe komunitetin ndërkombëtar.
