DPSHTRR: Dy shtetasit e përfshirë në aksidentin pranë TEG-ut nuk ishin të pajisur me leje drejtimi

Data

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) ka bërë të ditur se dy shtetasit egjiptianë që humbën jetën në aksidentin e ndodhur pranë rrethrrotullimit të TEG-ut nuk ishin të pajisur me leje drejtimi.

Sipas njoftimit të institucionit, personi që drejtonte kamionin pompë betoni nuk zotëronte patentë të vlefshme, ndërsa asnjëri prej dy punonjësve nuk ishte pajisur me Dëshmi të Aftësisë Profesionale për profilin “Automakinist”.

DPSHTRR shton gjithashtu se nuk ishte paraqitur dokumentacion që të provonte njohjen e aftësive profesionale për drejtimin dhe operimin e autobetonieres.

Aksidenti ndodhi pasditen e së mërkurës, kur kamioni pompë betoni doli nga rruga dhe ra në autostradë pranë rrethrrotullimit të TEG-ut, duke u përplasur me një automjet tjetër. Si pasojë e aksidentit humbën jetën dy shtetasit egjiptianë që ndodheshin në kamion.

Sipas autoriteteve, hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit janë në vijim.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related