Vendimi i mor në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s në Bilbao
UEFA ka zyrtarizuar ditën e sotme formatin e ri të kampionatit Europian “EURO 2028”, që do të zhvillohet në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë.
Vendimi i mor në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s në Bilbao, para finales së Ligës së Europës, Tottenhem-Manchester United.
Në një njoftim nga FSHF, thuhet se turneu “EURO 2028” do zhvillohet me 24 skuadra, të cilat do të ndahen në 12 grupe me 4 ose 5 ekipe secili. Nga këto, 12 fituesit e grupeve dhe tetë vendet e dyta më të mira do të kualifikohen direkt.
Vendet pritëse, Anglia, Irlanda, Skocia dhe Uellsi, do të marrin pjesë në kualifikime dhe mund të sigurojnë kualifikimin automatik nëse nuk arrijnë ta bëjnë këtë përmes grupeve. Deri në dy vende do të rezervohen për kombëtaret pritëse më të mira që nuk kualifikohen direkt.
Një tjetër risi është dhe për Ligën e Kombeve, ku faza finale do të ndryshohet dhe nga 23 lojtarë, mund të grumbullohen 26 lojtarë.
Njoftimi i FSHF:
Përcaktohet formati i Kualifikueseve për EURO 2028:
Turneu me 24 skuadra, që do të zhvillohet në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë, do të ndjekë një strukturë të njohur. Do të krijohen 12 grupe kualifikuese me katër ose pesë ekipe secili. Nga këto, 12 fituesit e grupeve dhe tetë vendet e dyta më të mira do të kualifikohen direkt.
