Elkier Bushkolaj ngre dyshime të mëdha, lidhur me vendimin për megaoperacionin për goditjen e narkotrafikanëtëve shqiptaro-italianë, të cilët trafikonin heroinë dhe kokainë nga Shqipëria, me destinacion vendet e BE-së.
I ftuar në intervistën televizive, Bushkolaj tha se mbetet shqetësuese fakti se përse urdhërarrestet do të duhej të lëshoheshin gati dy muaj nga vendimi i Gjykatës italiane, duke ngritur dyshime mbi rolin në zgjedhjet e 11 majit dhe Samitin e Komunitetit Politik Evropian në Tiranë.
jSipas Bushkolajt, alarmi për grupet kriminale shqiptare ngrihet gjithmonë nga autoritetet ligjzbatuese të vendeve të tjera, ndërsa SPAK thuajse ka një rol inekzistent në hetimin e këtyre dosjeve.Për Bushkolajn, të gjitha paratë e përfituara nga krimi investohen në ndërtim nga mafia, e cila është e lidhur drejtpërsëdrejti më kryeministrin Rama, dhe kjo shihet te lejete e ndërtimit që ky i fundit ka dhënë për bandat kriminale.
‘Edhe Rama ka firmosur leje për grupe kriminale dhe SPAK s’e thërret për këto leje ndërtimi që ka dhënë’, u shpreh ndër të tjera Bushkolaj.
