Borxhi 261 mln lekë i Ujësjellësit/ Pasojat e një vendimi financiar nga Bashkia e Vlorës

Data

Në fund të muajit Prill, në kulmin e fushatës elektorale, pas kalimit (më herët) të Ujësjellësit të Vlorës nga Bashkia tek Ministria e Infrastrukturës, Këshilli Bashkiak i këtij qyteti miratoi një marrëveshje për të paguar me këste borxhin e papaguar që Ujësjellësi i kishte Bashkisë.

Marrëveshja do t’i shërbente edhe zgjidhjes së ngërçit financiar të krijuar mes dy institucioneve qysh prej vitit 2018 pasi Ujësjellësi nuk derdhte rregullisht në buxhetin e Bashkisë të ardhurat që grumbullonte nga taksat si ajo e pastrimit apo gjelbërimit.

Negociatat ndërkohë për pagesën e detyrimeve kishin një vit që kishin nisur.

Borxhi

Një grup pune i ngritur më herët kishte llogaritur se shuma e borxhit ishte 261 milionë lekë, nga të cilat 70 milionë lekë të rinj janë kamat vonesa dhe 191 milionë lekë principal.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related