Sherri brenda PS rrodhi në media/ Braçe acarohet nga “spiuni”: Nuk i tradhtoj kurrë shokët e partisë

Data

Deputeti Erion Braçe ka reaguar i revoltuar në lidhje me rrjedhjen në media të informacioneve rreth debatit që ishte zhvilluar ditën e djeshme në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

Më konkretisht, “gjyqit” që një grup deputetësh të PS-së me në krye Belinda Ballukun, i kishin bërë kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropalit, pa praninë e kësaj të fundit. Balluku akuzoi Spiropalin se po favorizon opozitën në Kuvend, duke iu dhënë hapësirë të pamerituar dhe në shkelje të rregullores, madje sipas saj, kryeparlamentarja është nën presion dhe shantazh nga Gazment Bardhit.

Nga debati i publikuar në media, Braçe ishte rreshtuar krah Belinda Ballukut bashkë me Taulant Ballën dhe Blendi Klosin në goditjen ndaj Elisa Spiropalit.

Por, rrjedhja në media e këtij sherri brenda PS-së ka acaruar Erion Braçen, i cili mëngjesin e sotëm ka dërguar një mesazh të gjatë, të cilin ia drejton “spiunit”, i cili sipas deputetit socialist është “një” dhe këtë punë e ka bërë prej vitesh.

Në mesazhin e siguruar nga mediat, Braçe shkruan se asnjëherë nuk ka ndodhur që ai të ketë tradhtuar shokët e tij, dhe thotë gjithmonë atë që mendon, pa asnjë rezervë. Ai i drejtohet më tej “spiunit” se nuk ka patur qëllim t’i zerë karrigen Spiropalit, por ka qenë i shqetësuar për situatën ku është katandisur Kuvendi.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related