Ndërpritet energjia elektrike në disa zona të Irakut, SHBA u bën thirrje qytetarëve të saj të largohen menjëherë nga vendi

Data

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Bagdad u ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë që ndodhen në Irak të largohen sa më shpejt nga vendi për shkak të situatës së pasigurt.

Në një deklaratë zyrtare thuhet se shtetasit amerikanë duhet të marrin masa paraprake dhe të largohen menjëherë nga territori irakian nëse kjo është e mundur në mënyrë të sigurt.

“Qytetarëve amerikanë në Irak u kërkohet fuqimisht të largohen sa më shpejt që të jetë e mundur dhe të marrin masa paraprake. Nëse ata mund të largohen në mënyrë të sigurt nga territori i Irakut, duhet ta bëjnë këtë tani”, thuhet në deklaratë.

Ndërkohë, burime të sigurisë në Irak raportuan më herët se një mjet ajror pa pilot është interceptuar në zonën pranë aeroportit të Bagdadit.

Ngjarja vjen në një moment tensioni të lartë në rajon, ndërsa autoritetet amerikane vijojnë të monitorojnë situatën e sigurisë në Irak.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related