Napoli fiton në gjykatë, Elseid Hysaj gjobitet me 40 mijë euro

Data

Pas pesë vitesh e gjysmë dhe tre shkallësh gjyqësore, Gjykata e Lartë italiane (Cassazione) ka vendosur përfundimisht për braktisjen e grumbullimit më 5 nëntor 2019 në ekipin e Napolit, duke dënuar mbrojtësin Elseid Hysaj (aktualisht pjesë e Lacios) me një gjobë prej 40 mijë eurosh, si dhe detyrimin për të paguar shpenzimet gjyqësore.

 

 

Lajmi është bërë i ditur nga “Corriere dello Sport”, që shkruan se Gjyakat e Lartë ka konfirmuar se futbollistët nuk kishin të drejtë të braktisnin grumbullimin e detyruar të vendosur nga klubi pas barazimit kundër Salzburgut në Ligën e Kampionëve.

Ky vendim i klubit u kundërshtua nga disa prej liderëve të skuadrës në atë kohë, si Lorenzo Insigne dhe Dries Mertens, të cilët bashkë me lojtarë të tjerë u përballën me masa disiplinore nga klubi.

Pas vendimit të Kolegjit Arbitral në nëntor 2021, shumica e lojtarëve gjetën marrëveshje me Napolin. I vetmi që vijoi betejën ligjore ishte Hysaj, i cili e çoi çështjen fillimisht në Gjykatën e Napolit dhe më pas në Gjykatën e Lartë, por përfundimisht drejtësia i dha të drejtë klubit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related