Plot 15 Organizata Ballkanike dhe Evropiane, që kanë në fokus reagimin e shpejtë dhe mbrojtjen e Gazetarëve, përshëndetën dhe duartrokitën vendimin e 22 Prillit të Gjykatës Kushtetuese, e cila përmes një votimi 8 me 0, i dha të drejtë gazetarit Elton Qyno.
Të 15 organizatat në muajin Janar 2024, ju drejtuan me një letër të hapur kreut të SPAK, Altin Dumani, duke i kujtuar këtij të fundit se “…veprimet e kryera ndaj z. Qyno, përfshirë kontrollin e banesës dhe zyrës së tij dhe sekuestrimin e pajisjeve personale dhe profesionale, përbëjnë një precedent shqetësues. Masa të tilla do të ndikojnë në të drejtat e gazetarëve dhe lirinë e medias në Shqipëri dhe më gjerë…”.
Organizatat në atë periudhë i bënë Apel, Z. Dumanit ti kthente paisjet gazetarit Elton Qyno dhe institucioni SPAK të vetëpërmbahej në veprimet e mëtejshme.
Tashmë pas më shumë se 1 vit, sërisht të njëjtat organizata kanë reaguar duke dalë me një deklaratë të përbashkët.
