Ndërroi jetë nga aksidenti tragjik në Gjirokastër–Tepelenë / Ky është Martin Dulaj, po udhëtonte me të fejuarën

Data

Një tjetër detaj prekës është zbuluar nga aksidenti tragjik i ndodhur në orët e para të mëngjesit të 1 janarit 2026 në aksin rrugor Gjirokastër–Tepelenë, ku humbën jetën tre të rinj.

Personi në foto është Martin Dulaj, 25 vjeç, i cili ndërroi jetë si pasojë e përplasjes së fortë mes dy automjeteve. I riu po udhëtonte së bashku me të fejuarën e tij, 19-vjeçaren Arsida Demiri, e cila mbeti e plagosur rëndë, por arriti t’i mbijetojë aksidentit dhe u transportua drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për ndihmë të specializuar.

Sipas informacioneve paraprake, automjeti ku ndodheshin Martin Dulaj dhe e fejuara e tij u përplas me një mjet tjetër, ku udhëtonin Klejdi Myftari, 24 vjeç, dhe Anxhelo Ruçi, 27 vjeç. Edhe këta dy të rinj humbën jetën nga plagët e marra në aksident.

Ngjarja e rëndë ka kthyer nisjen e Vitit të Ri në tragjedi për familjet e viktimave dhe ka tronditur opinionin publik. Autoritetet po vijojnë hetimet për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit, ndërsa gjendja shëndetësore e 19-vjeçares së plagosur mbetet nën monitorim mjekësor.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related