Deklarata e anëtares së Këshillit Kombëtar të PD, Fjoralba Dizdari:
Ndërsa skandali i mbetjeve të rrezikshme, që janë rrugës për tu rikthyer në portin e Durrësit, ende nuk është mbyllur, po bëjmë sot publik një fakt tjetër tronditës, që lidhet me mbetjet e rrezikshme dhe shëndetin e fëmijëve.
Rreth 200 Ton mbetje kimikatesh, ndër të cilat cianur dhe arsenik, ndodhen krah një muri shkolle në fshatin Balëz në Elbasan.
Siç e tregon kjo foto, ku qartazi duket shkolla e Balzës me qindra nxënës dhe muri ndarës i magazinës që mbledh mbetje të rrezikshme.
Bashkë me mësimet, fëmijët e Balzës marrin çdo ditë falas nga qeveria, edhe një dozë helmi.
Kjo ndodh prej vitesh dhe fakti që nuk ka asnjë masë për t’i zhvendosur kimikatet dëshmon pandjeshmërinë e Rilindjes ndaj jetës së fëmijëve dhe banorëve të Balzës, Elbasanit dhe gjithë vendit.
Me siguri në Bashkinë e Llatjes dhe qeverinë e Ramës këtë e mendojnë si pjesë të projektit ”Shqipëria 2030”.
