“Nafta do i jepet Ron Yefetit”, Berisha akuza ndaj Ramës: Po dorëzohen pasuritë publike dhe rrezikohet falimentimi

Data

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke pretenduar se qeveria po përgatitet të vendosë nën kontroll ndërmarrjen shtetërore të naftës përmes individëve të lidhur me të.

Gjatë një takimi të departamentit të Burimeve Natyrore në PD, Berisha deklaroi se ndërmarrja pritet t’i besohet Ron Yeffet, për të cilin ai pretendon se ka lidhje të drejtpërdrejta me qeverinë.

Sipas tij, kjo lëvizje synon përvetësimin e aseteve publike dhe më pas falimentimin e ndërmarrjes, duke e krahasuar situatën me rastin e Air Albania.

Berisha ngriti gjithashtu shqetësimin për situatën e sektorit të naftës në vend, duke theksuar se Shqipëria, megjithëse një vend me burime të konsiderueshme, nuk po i shfrytëzon siç duhet këto potenciale.

Ai përmendi edhe fushën naftëmbajtëse Patos-Marinza, duke e cilësuar si një nga më të mëdhatë në Evropë në tokë, dhe kritikoi menaxhimin e rafinerisë së Ballshit, që sipas tij është lënë në degradim.

Në të njëjtën linjë, Berisha kërkoi uljen e taksimit të karburantit, duke e cilësuar si të lartë dhe të dëmshëm për qytetarët, si dhe ngriti akuza për kontrabandë në tregun e naftës.

Deklaratat e tij vijnë në një moment debatesh të forta politike mbi çmimet e karburanteve dhe rolin e shtetit në menaxhimin e sektorit energjetik në Shqipëri.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related