“Mund të ketë përplasje”/ Protesta e 23 dhjetorit, Këlliçi: Ja cila do të jetë risia

Data

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Tiranën, Belind Këlliçi, tregon se protesta e 23 dhjetorit është e rradhës, ku do të bllokohen disa rrugë.

Këlliçi tha se risia e kësaj proteste është pjesëmarrja e kreut demokrat, Sali Berisha, i cili u mbajt në arrest shtëpie për 333 ditë, pa asnjë provë e pa asnjë SPAK.

Këlliçi paralajmëroi se mund të ketë përplasje në këtë protestë, ndërsa shtoi se personalisht do të jetë në krye të protestuesve që do të qëndrojnë te Bashkia e Tiranës.

Në këtë kuadër, Këlliçi tha se Kryebashkiaku i Tiranës duhet të hetohet dhe përballet me drejtësinë, ose në të kundërt SPAK të ulë qepenat.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related