Mrekulli pas tërmetit në Venezuelë, foshnja 18-ditëshe nxirret e gjallë nga rrënojat

Data

Një histori shpëtimi ka sjellë shpresë mes pasojave të tërmetit shkatërrues në Venezuelë, ku ekipet e kërkim-shpëtimit kanë nxjerrë të gjallë nga rrënojat një foshnjë vetëm 18 ditëshe.

Operacioni u zhvillua në qytetin La Guaira, ku ekipet e emergjencës vijojnë kërkimet për persona të bllokuar nën ndërtesat e shembura. Shpëtimi i të porsalindurit u prit me duartrokitje dhe emocione nga të pranishmit që ndiqnin nga afër operacionin.

Sipas raportimeve, edhe nëna e foshnjës u nxor e gjallë nga rrënojat pak më vonë, ndërsa babai priste me emocion ribashkimin me familjen e tij.

Bilanci paraprak i autoriteteve tregon se tërmeti ka shkaktuar mbi 900 viktima dhe rreth 3.360 të plagosur. Ndërkohë, operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë, pasi më shumë se 39.000 persona raportohen ende të zhdukur.

Autoritetet vijojnë mobilizimin e forcave të emergjencës në zonat më të goditura, ndërsa komuniteti ndërkombëtar po ndjek nga afër zhvillimet dhe po ofron ndihmë humanitare.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related