Koçiu: Trefishohen aplikimet në Startup Albania, dyfishohet financimi në 6 milionë euro

Data

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka bërë të ditur se Programi Startup Albania ka shënuar një rritje të ndjeshme të interesit, duke theksuar se numri i aplikimeve është trefishuar krahasuar me periudhat e mëparshme.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Koçiu u shpreh se ky zhvillim tregon se gjithnjë e më shumë të rinj po zgjedhin të investojnë në Shqipëri, duke i kthyer idetë e tyre në sipërmarrje dhe projekte konkrete.

“Sot shohim me kënaqësi se aplikimet në Programin Startup Albania janë trefishuar. Kjo tregon se të rinjtë po zgjedhin të investojnë të ardhmen e tyre në vend, duke i shndërruar idetë në histori suksesi,” u shpreh ajo.

Sipas zëvendëskryeministres, për të mbështetur këtë interes në rritje, qeveria ka vendosur të dyfishojë fondin e programit.

“Për t’i mbështetur në këtë rrugëtim, kemi dyfishuar financimin e Programit Startup Albania, duke e çuar atë në 6 milionë euro. Ky është pjesë e vizionit tonë afatgjatë për ndërtimin e një ekosistemi më të fortë të sipërmarrjes,” deklaroi Koçiu.

Ajo shtoi se gjatë katër viteve të fundit janë investuar 16.5 milionë euro për mbështetjen e startup-eve dhe inovacionit, me synimin për të krijuar më shumë mundësi për të rinjtë dhe për të nxitur zhvillimin e ekonomisë së bazuar në teknologji dhe ide inovative.

“Në bashkëpunim me të rinjtë, ndërtojmë nga Shqipëria të ardhmen europiane,” përfundoi zëvendëskryeministrja.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related