Moti i keq dhe përmbytjet/ Xhaferri shpërthen: Hidrovori i Durrësit si inceneratori i Tiranës, miliona euro për asgjë

Data

Deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri, ka reaguar ashpër në rrjetet sociale lidhur me përmbytjet që përfshinë Durrësin, duke akuzuar drejtpërdrejt qeverinë dhe Bashkinë për dështim të plotë në menaxhimin e situatës.

Sipas Xhaferrit, hidrovori i Durrësit, i ndërtuar me një kosto rreth 20 milionë dollarë, është po aq joefektiv sa inceneratori i Tiranës, duke mos përmbushur asnjë nga funksionet për të cilat është financuar. Ai thekson se pavarësisht investimeve të mëdha ndër vite, infrastruktura ka dështuar totalisht në momentin kur qyteti kishte më shumë nevojë.

Duke iu referuar deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili fajësoi qytetarët për hedhjen e mbeturinave në kanale, Xhaferri e cilësoi këtë qëndrim si shmangie të përgjegjësisë. Sipas tij, pastrimi i kanaleve është detyrim i Bashkisë së Durrësit, e cila prej vitesh drejtohet nga socialistët dhe nuk ka kryer asnjë ndërhyrje serioze për parandalimin e përmbytjeve.

“Nuk janë qytetarët fajtorë, por institucionet që nuk kryejnë detyrën e tyre. Mbeturinat nuk pastrohen, kanalet nuk mirëmbahen dhe hidrovori nuk funksionon,” thekson deputeti demokrat.

Xhaferri shton se Bashkia e Durrësit dhe qeveria qendrore kanë alokuar për vite me radhë miliona euro për projekte që në praktikë rezultojnë të dështuara, ndërsa qytetarët përballen me pasoja të rënda sa herë bie shi me intensitet.

Në reagimin e tij, deputeti ngre edhe një pyetje të drejtpërdrejtë për kryeministrin: pse mbetjet ndodhen ende në kanalet e qytetit dhe jo në inceneratorin e Tiranës, për të cilin u firmosën dhjetëra dokumente brenda një dite dhe iu dha bonus një kompanie që, sipas opozitës, nuk ekzistonte realisht?

Sipas Xhaferrit, përmbytjet në Durrës nuk janë fatkeqësi natyrore, por pasojë direkte e keqmenaxhimit, korrupsionit dhe mungesës së përgjegjësisë institucionale.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related