Moti i keq/ Balliu: Duhet të përmbyset qeveria që të mos ketë përmbytje

Data

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka qenë në terren në zonat e prekura nga përmbytjet e shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut, ku dhjetëra banesa janë mbuluar nga uji dhe qytetarët kanë pësuar dëme të konsiderueshme.

Gjatë inspektimit, Balliu ka publikuar pamje nga banesat e përmbytura, duke treguar situatën e rëndë me të cilën po përballen familjet dhe mungesën e ndërhyrjes efektive nga institucionet përgjegjëse. Sipas tij, përmbytjet nuk janë thjesht pasojë e motit të keq, por rezultat i drejtpërdrejtë i keqqeverisjes dhe mungesës së masave parandaluese.

Deputeti demokrat ka akuzuar qeverinë për dështim total në menaxhimin e emergjencave dhe ka kërkuar largimin e saj, duke deklaruar se vetëm një ndryshim politik mund t’i japë fund situatave të përsëritura të përmbytjeve.

“Duhet të përmbyset qeveria që të mos përmbyten shqiptarët,” është shprehur Balliu, duke theksuar se çdo vit qytetarët përballen me të njëjtat probleme, ndërsa fondet publike nuk përkthehen në investime reale për mbrojtjen nga fatkeqësitë natyrore.

Sipas tij, mungesa e pastrimit të kanaleve kulluese, dështimi i infrastrukturës dhe neglizhenca institucionale kanë bërë që reshjet e shiut të kthehen në katastrofë për shumë familje në vend.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related