Peru/ Shkarkohet presidenti në detyrë José Geri

Data

Parlamenti i Perusë ka votuar për shkarkimin e presidentit në detyrë, José Geri, i cili ishte nën hetim për ndikim të paligjshëm.

Vendimi vjen vetëm disa javë përpara zgjedhjeve presidenciale në vend. Geri, 39 vjeç, kishte marrë detyrën më 10 tetor, pas shkarkimit të ish-presidentes Dina Boluarte, e cila u largua nga posti pas një vale protestash për pasigurinë në vend.

Ai ishte caktuar të qëndronte në detyrë deri në korrik, kur pritet të marrë mandatin fituesi i zgjedhjeve të ardhshme. Shkarkimi i tij thellon më tej krizën politike që prej vitesh ka përfshirë vendin.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related