Mosbindja civile, nuk përmbahet Bushati: Opozita e di që në fund do ta përdh*nojnë, prandaj gjuan disa shkelma

Data

Gazetari Andi Bushati e sheh dhunën që te raportet që ka vendosur qeveria dhe kryeministri me opozitën. I ftuar një studio televizive, Bushati tha se ajo që u cilësua sot dhunë ndaj deputetëve në sallën e Parlamentit, është në fakt thjesht një shfaqje e një dhune të institucionalizuar.

“U kthyen në jetën parlamentare. Kërkuan interpelancë, Rama i shpërfill. Kërkojnë komisione hetimore, refuzohen. Ne shpesh kur bëhen protesta ankohen edhe këta të opozitës. Hyri policia, kërcënoi deputetin e opozitës. Këto janë shfaqje të një dhune që është institucionalizuar. Në fakt nuk është dhunë ai polici atje, ai është pasojë. Dhuna është që në këtë vend opozita nuk njihet.

Këtu jemi në pikën që i shqetëson opozita. Këta duan të vjedhin pa u thënë njeri që jeni hajdutë. Ata të shkretët që i kanë zhveshur nga çdo gjë djegin xhaketat si Dash Sula.

Kjo është si të të vijë një bandë në shtëpi e të thotë do të përdhunojmë vajzën. Do luftosh? Kjo opozitë e di që do përdhunohet, të paktën gjuan ca shkelma.”

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related