Skandali me Portin e Vlorës, si u shkel tenderi me tërheqjen e kompanisë britanike me përvojë në dizenjimin e…

Data

Porti i Vlorës fsheh shumë skandale. Sipas investigimit të SHTEG në bashkëpunim me Laboratorin e Raportimit Investigativ në këtë projekt ka shkelje të mëdha që përgjigjet dhe abuzimet pritet t’i japë Prokuroria e Posaçme pasi kallëzimi penal për këtë aferë po hetohet nga prokurorët. Nga të dhënat rezulton se tenderi është shkelur që pas tërheqjes së kompanisë britanike me përvojë në dizenjimin e marinave të klasit botëror.

Tërheqja misterioze e kompanisë britanike

Shfaqja dhe tërheqja e shpejtë e një kompanie britanike në projektin për Portin e Vlorës është veçanërisht e rëndësishme, pasi IRL-ja shqyrtoi dhënien e koncesioneve dhe transferimin e tyre në një bashkim shoqërish private. Marina Projects Ltd. ishte një kompani me rëndësi të jashtëzakonshme për sipërmarrjen e përbashkët fituese, sepse ishte e vetmja që mund të tregonte se kishte përvojën e kërkuar në projektimin e marinave të klasit botëror përmes një portofoli, kriter kyç për marrjen e koncesionit. Në parashtrimet e saj drejtuar institucioneve shqiptare, kompania raportoi adresën e saj në Britaninë e Madhe si “Suite 8 Bourne Gate, 25 Bourne Valley Road, Poole, Dorset, BH12 1DY”, me adresë ëeb-i “marinaprojects.com”.

Geoff Phillips është renditur si pronar. Por pas nënshkrimit të kontratës së qirasë 1 euro për tokën ngjitur portit mes shtetit dhe koncesionarëve, Marina Projects Ltd. u tërhoq papritur nga marrëveshja e favorshme e biznesit në Vlorë pas pothuajse dy muajsh, pa dhënë asnjë shpjegim për publikun. Dokumentet në lidhje me strukturën e pronësisë tregojnë se britanikët u larguan nga Bashkimi i Shoqërive të marinës së Vlorës më 15 nëntor 2021 Në muajin në vijim, Marina Projects Ltd. u tërhoq nga Marina Residences Vlorë. Menjëherë pas kësaj, edhe kompania shqiptare Ndregjoni u largua nga Marina Vlorë më 6 janar 2022. Të nesërmen Ndregjoni u tërhoq edhe nga Marina Residences Vlorë. Kompania shqiptare “Marina di Valona”, në pronësi të biznesmenit shqiptar Geront Çela, pjesë e Bashkimit të Shoqërive dhe njëkohësisht pronare e “Brunes”, shfaqet si blerëse e aksioneve të “Marina Projects Ltd” dhe “Ndregjoni” në të dyja kompanitë.

Kjo i lë “Marina di Valona” dhe “Brunes” si të vetmet kompani që janë pjesë e projektit Marina dhe Marina Residences Vlorë, projektit ngjitur. IRL dhe SHTEG i dërguan pyetje Marina Projects Ltd. më 17 qershor 2024, duke pyetur pse u tërhoqën nga projekti në Vlorë, dhe kujt dhe për sa para ia shitën pjesën e tyre në konsorcium? Nuk morëm përgjigje. Më pas, më 20 qershor, IRL dhe SHTEG i dërguan më shumë pyetje Marina Projects Ltd, duke pyetur nëse i kishin ofruar apo ende ofrojnë ekspertizë dikujt në Shqipëri për ndërtimin e marinës? As për këtë pyetje nuk morëm përgjigje.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related