Moment prekës në protestë/ Nxënësi kërkon një minutë heshtje për Martin Canin: Më vjen keq për fëmijët që nuk marrin dot arsim

Data

Një nga momentet më prekëse të protestës së 39-të qytetare përpara Kryeministrisë ishte fjalimi i një nxënësi të shkollës “Kiço Blushi”, i cili mori fjalën për të kujtuar Martin Canin dhe për të folur për sfidat me të cilat përballen fëmijët dhe të rinjtë në Shqipëri.

Mes emocioneve, i mituri u kërkoi të pranishmëve të mbanin një minutë heshtje në nderim të Martin Canit.

“Jam një nxënës i shkollës ‘Kiço Blushi’ dhe dua të flas për bashkëmoshatarët e mi. Dua të flas për Martin Canin që ndërroi jetë. Dua të mbajmë një minutë heshtje për të. Faleminderit”, u shpreh ai.

Më tej, nxënësi foli për rëndësinë e arsimit dhe shprehu keqardhje për fëmijët që, sipas tij, nuk kanë mundësi të ndjekin shkollën në kushte të përshtatshme.

“Shkolla ime ka qenë më e mira që kam pasur. Më vjen keq për ata fëmijë që nuk marrin dot arsim”, tha ai.

Në fund të fjalës së tij, nxënësi iu bashkua thirrjeve të protestuesve, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit.

Fjalimi i tij u prit me duartrokitje nga pjesëmarrësit, të cilët mbajtën një minutë heshtje në kujtim të Martin Canit përpara se protesta të vijonte me fjalimet e tjera.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related