Miratohet strategjia e sipërmarrjes inovative, Ibrahimaj: Përfshin gjashtë sektorë

Data

Këshilli i Ministrave miratoi dje strategjinë e sipërmarrjes inovative (2025-2030), e cila parashikon një plan masash zhvillimin e sipërmarrjes inovative. Në një prononcim për mediet pas mbledhjes së qeverisë, ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj u shpreh se kjo strategji mbështet vizionin e qeverisë për të pasur një ekonomi e cila mbështet rritjen e inovacionit, ndërsa ky i fundit mbështet rritjen ekonomike.

“Strategjia do të përqendrohet në gjashtë sektorë të caktuar, sektorë të identifikuar në një tjetër strategji kombëtare, ajo S3. Strategjia është e përqendruar në nxitjen e inovacionit në sektorë si turizmi, energjia, bujqësia etj., të cilët më së shumti kanë nevojë për rritje të produktivitetit”, tha Ibrahimaj. Ministrja shprehu besimin se mbështetja e startup-eve në këto sektorë do të ndikojë në rritje të produktivitetit, të konkurrueshmërisë dhe në çeljen e tregjeve për bizneset shqiptare, në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related