Lapaj: Veliaj është simbol i keqpërdorimit të besimit publik, u tregua i fortë me nënat që shisnin spinaq, lejoi…

Data

Kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka reaguar dje së fundmi përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”. Lapaj shkruan se kryebashkiaku Erion Veliaj është simbol i keqpërdorimit të besimit publik. Sipas tij ai është modeli i keq që kujtdo kërkon të merret me politikë ia përplasin në surrat. Lapaj shtoi se nuk e harron kurrë arrogancën e prishjes së Teatrit Kombëtar me protestues brenda godinës bazuar te arroganca e vendimit të Këshillit Bashkiak të drejtuar nga Erion Veliaj. Ai tha se në 10 vite bashkia ka mbledhur nga qytetarët rreth 2 000 000 000 euro që janë keqpërdorur në mënyrë barbare.

Lapaj theksoi se Veliaj është politikani që u tregua i fortë me nënat që shisnin spinaq dhe vezë, por lejoi masakër urbane me ndërtimet kudo në Tiranë. Ai gjithashtu shtoi se inkurajon SPAK të hetojë edhe kryeministrin Edi Rama të cilin e quan shef. Sipas tij Rilindja është sekti që vodhi partinë socialiste nga socialistët dhe përmes saj shkatërroi Shqipërinë. “Erion Veliaj është simbol i keqpërdorimit të besimit publik. Është modeli i keq që kujtdo kërkon të merret me politikë ia përplasin në surrat. Do bëhesh si Erioni thonë…njësoj si gogoli që u tregohet fëmijëve kur bëjnë rrëmujë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related