Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar propozimin e Partia Socialiste e Shqipërisë për zhvillimin e një mocioni me debat më 14 maj, lidhur me problematikat e evidentuara nga Departamenti i Shtetit i SHBA për klimën e investimeve në Shqipëri.
Vendimi është kundërshtuar nga opozita. Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, deklaroi se caktimi i datës është në kundërshtim të plotë me rregulloren e Kuvendit.
Sipas Bardhit, rregullorja parashikon që mocioni duhet të zhvillohet brenda 30 ditëve nga paraqitja e kërkesës, ndërsa në këtë rast, sipas tij, është shtyrë për disa muaj.
“Rregullorja ju detyron të propozoni një datë jo më vonë se 30 ditë nga paraqitja. Kërkesa është bërë më 5 nëntor 2025, ndërsa ju e shtyni në maj. Kjo është shkelje,” u shpreh ai.
